Rreshjet e shiut krijuan në luginën më të thatë amerikane, një liqe të gjatë afro 17 kilometra

Rreshjet e shiut krijuan në luginën më të thatë amerikane, një liqe të gjatë afro 17 kilometra

Kuriozitete May 18, 2019 - 12:56
Lajmet e fundit

Lugina më e thatë dhe e nxehtë amerikane, është bërë me një liqe të gjatë afro 17 kilometra, pas rreshjeve të vazhdueshme të shiut.

Moti me shi që e ka përfshirë Kaliforninë e Shteteve të Bashkuara, mbushi me ujë edhe një pjesë të Death Valley, transmeton Telegrafi.

Shumë vizitorë kanë shkuar të shohin pamjen e pazakontë, që e ka ndryshuar këtë zonë famkeqe në të cilën nuk mund të mbijetohet shkaku i kushteve jo normale.

Liqeni ende nuk ka emër, ndërsa nuk dihet se sa i thellë është uji apo sa do të qëndrojë në atë zonë, ku zakonisht nuk bie shi.