Respektimi i të drejtave të LGBTI, shtetet më të mira dhe më të kqija

Respektimi i të drejtave të LGBTI, shtetet më të mira dhe më të kqija

Kuriozitete maj 15, 2019 - 18:12
Lexoni detajet e fundit

Turqia, Armenia dhe Azerbajxhan janë vendet më të këqija në Europë për të drejtat LGBTI, sipas një shoqate ndërkombëtare vlerësimi për Lesbiket, Biseksualët, Transgjinorët dhe Interseksualistët.

Malta, Belgjika dhe Luksemburg janë ta parët në listën e 49 vendeve, sipas një lajmi të publikuar nga një grup ligjor mbrojtës, ILGA-Europë.

LGBTI është një shkurtim për fjalët lesbike, gay, biseksual, transgjinor dhe interseksualist. Çdo vend shënon pikët e veta nga 0-100%,duke filluar me Maltën e cila ka marrë 90% e deri tek Azerbajxhan me 3%. Bulgaria ka përfunduar dispozitat ligjore për ndryshimin e emrit dhe shenjat e gjinisë për njerëzit transgjinor.

Situata gjithashtu është tepër e rëndë edhe në Kosovë dhe Serbi, e cila nuk mbështet barazinë gjinore dhe organizatat LGBTI, mbrojtësit e të drejtave të njeriut përballen çdo ditë me sfida me vende të cilat shtohen çdo ditë.