Matematika mësohet më lehtë me muzikë

Matematika mësohet më lehtë me muzikë

Kuriozitete maj 15, 2019 - 13:58
Lexoni detajet e fundit

Për t’i zotëruar operacionet matematikore, propozoni fëmijëve që t’i zgjidhin me muzikë – këshillojnë shkencëtarët e Universitetit të San-Franciskos

Pasi që Shkolla e Lartë në Kaliforni ka marrë pjesë në orën eksperimentale, është konstatuar që nxënësit janë shumë më efikas nëse zgjidhin problemet matematikore bashkë me ndonjë melodi të këndshme në prapavijë, sepse përqendrimi atëherë u është më i mirë, por edhe mendimet më të fokusuara.

– Testet kanë treguar që meloditë në kitarë më së shumti ndihmojnë në mësimin e algjebrës dhe gjeometrisë, – thotë dr. Donald Abigail, udhëheqës i ekipit.

Madje ekziston programi me titull “Muzika akademike”, gjatë të cilit përdoren instrumentet e këndshme për veshin, të cilat nuk e lodhin trurin, por e nxisin të punojë.

Nëse tregohet si i suksesshëm në testimin e mëtejshëm, do të mund të aprovohet në të gjitha shkollat e Kalifornisë.

Kështu më shumë të rinj do të zotëronin dhe do të dashuronin lëndën jo edhe aq të popullarizuar siç është matematika.