Vozitja në mot me shi është më e rrezikshme se që është menduar

Vozitja në mot me shi është më e rrezikshme se që është menduar

Kuriozitete April 26, 2019 - 16:58
Lexoni detajet e fundit

Madje, është rrezik të vozitet edhe kur vetëm rigon

Të gjithë duhet të kenë besim te vetja kur vozisin, por jo të mendojnë se janë Lewis Hamilton i ri dhe të nënvlerësojnë ambientin dhe kushtet klimatike kur janë në timon, transmeton Telegrafi.

Vëmendje e shtuar duhet kushtuar edhe motit me shi, pasi del të jetë shumë më i rrezikshëm se që është menduar më parë. Bulletin of the Amrica Meteorological Society e ka publikuar raportin e ri, ku potencohet se shiu, bora dhe akulli, rrisin shkaqet e aksidenteve për 34 për qind.

Scott Stevens është eksperti dhe kryesuesi i projektit, që ka mbledhur të dhënat e mbi 125 mijë aksidenteve, që janë shkaktuar nga 2006 deri më 2011, për të hetuar shkaqet se si kanë ndodhur.

Raportohet se në 70 për qind të këtyre rasteve, kanë ndodhur si pasojë e injorimit të motit me shi, meqenëse në mot me borë dhe akull, shoferët janë shumë më të kujdesshëm.

“Mjafton të jetë duke riguar, si kur është aq pak sa të hapësh çadrën dhe rreziku për aksident është deri në 27 për qind” ka thënë Stevens. Sipas tij, në mot me shi të rrëmbyeshëm, shoferët janë më të vëmendshëm, por jo edhe në shi të lehtë, që është ndikues i fuqishëm në dukshmëri dhe humbje të kontrolli.

Bazuar në këto gjetje, del se sapo të fillojë shi, duhet të lëshohen fshesat e xhamit të përparmë dhe të rritet vëmendja gjatë ngasjes.