Misteri i hartës që mbijetoi për 700 vite

Misteri i hartës që mbijetoi për 700 vite

Kuriozitete April 25, 2019 - 23:51
Lexoni detajet

Katedralja Hereford është shtëpia e hartës Mappa Mundi, e  cila është harta  më e vjetër e cila arriti të shpëtoj që nga koha e mesjetës.

Shumica e hartave mesjetare në botë që mbijetuan deri më sot, nuk ishin të dizajnuara për udhëtim.

Kjo hartë përmban informacione për  botën shpirtërore dhe super natyrale dhe është një përmbledhje e njerëzve, vendeve dhe shëmbëlltyrave.

“Mappa Mundi është përkthyer si lecka e botës. Deri tani është harta më e madhe e botës mesjetare që ka mbijetuar deri më sot. Ajo ka rrugët e pelegrinëve dhe rrugët e tregtisë qe ju mund ti ndiqni, por nuk është një hartë udhërrëfyese. Ka shumë foto të njerëzve të çuditshëm dhe bishave, shumë prej tyre  duken të pazakonta në ditët e sotme. Ka njerëz të racave të ndryshme, ku disa kanë një kokë qeni mbi trup, ose fytyra njerëzore në trup. Këto janë gjëra që në nuk e dimë nëse kanë ekzistuar vërtetë”- ka thënë  Dr. Rosemary Firman bibliotekarja dhe historiania e katedrales Hereford.

Imazhet e çuditshme të paraqitura në hartë janë bazuar më shumë në perspektivën krishtere dhe perëndimore.

Duke marrë parasysh se në kohën mesjetare gjithçka kishte të bënte me simbolet, Mappa Mundi është një krijim i mrekullueshëm, si një enciklopedi vizuale  brenda së cilës njerëzit jetuan, gjetën kuptimin , drejtimin dhe shpresën. /Insajderi