106- vjeçarja tregon sekretin e jetëgjatësisë

106- vjeçarja tregon sekretin e jetëgjatësisë

Kuriozitete April 22, 2019 - 11:27
Lexoni më shumë detaje

Një gotë e vogël me verë, çdo të premte ka qenë rutina e Anniet tash e sa vite. Edhe ditëlindjen e 109 ajo e fesoi duke pirë një gotë me verë, shkruan Dailymail, transmeton Expres.

Sipas Anit, ka nje secret për të jetuar kaq gjatë. Ajo kishte ndjekur një dietë streikte të ushqmit për të qëndruar e shëndetshme siç është ende tani. “Shumë njerez më kanë pyetur për këtë secret, mirëpo unë nuk di çfarë të iu them, un nuk kam bërë asgje të jashtëzakonshme, thjeshtë kam jetuar”, u shprej Annie.

Ajo gjithashtu tregon se kishte jetuar në fshat, dhe se kisht epunuar me vëllëzërit dhe motrat e saj në fermën e familjes. Burri i ka vdekur në vitin 1993, dhe vëllëzërit dhe m otrat e saj nuk jetojnë më.

“Jetëgjatësia imë më ka bërë person  të famshëm. Të gjithë më afrohen për të më pyetur për moshën dhe sekretin e jetëgjatësisë”, tha Annie. Ajo është një rast interesant, përderisa hulumtuesit e kësaj fushe ende nuk kanë arritur ta gjejnë sekretin se pse tek disa njerëz trupi i tyre degradon më shumë se tek disa të tjerë.

Sipas një hulumtuesi, një kokteil që ai ka zbuluar mund ta bëjë këtë efekt, dhe ai është duke e bërë eksperimentin me veten dhe familjen e tij. Ai beson, që ky koteil do t’ia mundësojë atij të jetojë së paku deri në moshën 150 vjeç.

Ky hulumtues nga Universiteti i Harvardit, beson që nuk ka limit në jetën e njeriut dhe se njerëzit një ditë do ta arrijnë pavdekshmërinë.