Shkenca prodhon makinën që vret përdoruesit “sa hap e mbyll sytë”

Shkenca prodhon makinën që vret përdoruesit “sa hap e mbyll sytë”

Kuriozitete April 21, 2019 - 17:18
Lexo Detajet

Kundërshtarët e eutanazisë - vetëvrasjes së asistuar - kanë shprehur shqetësimin për krijimin e një "makine vetëvrasëse", e cila është zhvilluar nga Dr Philip Nitschke.

Avokati i mirënjohur për të drejtën e individëve për vdekje ka shkaktuar rregullisht polemika, duke kontribuuar në atë që ai e quan “vetëvrasje racionale”, transmeton lajmi.net.

Duke zhvilluar makina në të kaluarën që mund të përdoreshin nga individët për të injektuar veten me doza vdekjeprurëse, Dr Nitschke thotë se është tani afër finalizimit të një pajisjeje të re që përdor gazin e azotit për të shkaktuar vdekje.

Ai thotë se ideja për shpikjen e një pajisje të tillë u lind nga bisedat në vitin 2012 lidhur me rastin e një burri britanik, Tony Nicklinson, i cili vuante nga sindroma e mbylljes, rezultat i një goditjeje të rëndë në vitin 2005 që e kishte lënë të pamundur të fliste ose të lëvizte.

Nicklinson luftoi një betejë të gjatë dhe të pasuksesshme, në një përpjekje për të gjetur një rrugë ligjore për të ndihmuar vetëvrasjen e tij. Në kërkim të opsioneve të asistencës vetëvrasëse, avokati i tij iu drejtua Dr Nitschke-t, i cili filloi të mendonte se si do të ishte e mundur që një individ, lëvizjet e të cilit ishin të kufizuara, mund të shkaktojnë vdekjen pa pasur nevojë për ndihmë nga të tjerët.

Pajisja ka për qëllim t’u ofrojë njerëzve mundësinë për ta përfunduar në mënyrë paqësore jetën e tyre pa ndihmë, në një mënyrë që, sipas Dr Nitschke, është efektive dhe dinjitoze.

“Vdekja nuk duhet të jetë diçka që duhet ta fshehni diku në dhomë”, tha Dr Nitschke për The Independent.

Shtetet që lejojnë vetëvrasjen e asistuar janë Holanda, Belgjika, Kolumbia, Luksemburgu dhe Kanada.