Kjo është pasaporta që e kanë vetëm 500 persona

Kjo është pasaporta që e kanë vetëm 500 persona

Kuriozitete March 26, 2019 - 17:39
Lexoni detajet

Pasaporta e Urdhërit Sovran të Maltës është e rallë, atë e posedojnë vetëm 500 persona në gjithë botën. Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territori.

Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.

Me ndihmën e vullnetarëve, ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, handikapët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.

Urdhri gjithashtu mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe gëzon diçka që quhet “ekstraterritorialitet”, që e bën atë një ambasadë në Romë dhe vende të tjera. /Metro