Arrestohen dy persona pas propozimit për martesë në publik

Arrestohen dy persona pas propozimit për martesë në publik

Kuriozitete March 13, 2019 - 08:44
Lexo detajet!

Dy persona janë arrestuar në shtetin e Iranit, pasi këta të fundit kanë bërë një propozim për martesë në publik.

Një qift i ri nga Irani janë arrestuar pasi që djali i ka propozuar vajzës në publik duke e kapur momentin në videoklip i cili u bë viral.

Policia thonë se ata ofenduan kodin islamik  por më vonë u liruan me kusht.

Videoja e cila u shpërnda shpejt në median sociale të premtën e kaluar tregon një djalë të ri i cili mban në duar një unazë në formë të zemrës afër balonëve shumëngjyrësh në një qendër tregtare në qytetin Arak.

Mostafa Norouzi, shef i policisë në Arak ka thënë se është e papranueshme që të rinjtë të bëjnë cfar të duan duke anashkaluar kodet, kulturën dhe religjionin./Gazetametro