E pazakontë, delja pjell 6 qengja

E pazakontë, delja pjell 6 qengja

Kuriozitete March 09, 2019 - 10:44
Lexoni detajet tjera!

Veterineri Zeki Bulut tha se pjellja e gjashtë qengjave është rast shumë i rallë dhe shtoi se janë duke qëndruar në detyrë 24 orë për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të kafshëve.

Në një fermë në provincën Amasya në veri të Turqisë është regjistruar një rast i rallë pasi një dele ka pjellur gjashte qengja.

Rasti ka ndodhur në njërën nga fermat e Drejtorisë së Përgjithshme për Menaxhimin e Fermave (TIGEM), ku një dele e racës Bafra ka pjellur gjashtë qengja, kurse dy të tjera të po të njëjtës racë po ashtu kanë pjellur nga pesë qengja.

Veterineri Zeki Bulut tha se pjellja e gjashtë qengjave është rast shumë i rallë dhe shtoi se janë duke qëndruar në detyrë 24 orë për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të kafshëve.

Bulut theksoi se delet e racës Bafra njihen për pjelljen e dy apo tri qengjave, por tha se pjellja e gjashtë prej tyre është ngjarje që mund të rastiset shumë rallë.

Ai tha se raca Bafra është regjistruar në emër të TIGEM dhe shtoi se delet që i ruajnë janë vendase.

“Delet tona janë hibrid i deleve vendase ‘Karayaka’ dhe ‘Sakëz’. Quhet Bafra. Është rasë e regjistruar në emër të institucionit tonë. Ne i përmbushim thuajse të gjitha nevojat në Turqi dhe rajon për shumimin e tyre”, tha Bulut.

Image