89 vjeçari proteston para qendrës së kujdesit, pasi nuk e lëjojnë të shoh gruan e tij

Kuriozitete February 21, 2019 - 13:23
Lexoni detajet e fundit

Një 89 vjeçar ka filluar të protestojë para një shtëpie të kujdesit në Grimsby, duke pretenduar se atij i është ndalaur të shoh gruan e tij aty brenda.

Dennis Daniels filloi protestën jashtë shtëpisë së kujdesit Anchorage në Rutland Street, duke thënë se menaxheri i shtëpisë e kishte ndaluar atë të vizionte gruan e tij, pasi ai kishte qenë i zhurmshëm dhe shqetësues.

Ai pretedon se ka pasur probelme në shtëpinë e kujdesit, e cila është qendër speciale për trajtimin e të sëmurëve me demencë, gjatë muajve të fundit.

Z. Daniels, i cili ka qenë i martuar me Dorine për 70 vjet dhe e ka parë atë ‘çdo ditë të martesës së tyre’, tha se ai e interpretoi qortimin nga menaxheri pasi ai ishte ndaluar të shihte gruan e tij dhe vendosi të ngrinte një kunj jashtë shtëpisë së kujdesit  për të marrë vesh të gjithë këtë ndodhi.

Ai tha: “Kam vendosur të filloj një protestë jashtë Anchorage Care Home, sepse ata nuk më lejojnë të shoh gruan time”.