Njihuni me restaurantin më të mirë në botë

Kuriozitete February 21, 2019 - 10:12

Restoranti më i mirë në botë ndodhet buzë detit në Afrikën e Jugut. “Volfgat” është një restorant i vogël, ai u shpall si më i miri në botë në ceremoninë e përvitshme që mbahet në Paris.

Ky restorant është hapur në vitin 2016 në një fshat të vogël peshkatarësh, në bregun perëndimor të Afrikës së Jugut. Në këtë restorant punojnë vetëm 6 persona.

Kobus van der Merve, shefi i kuzhinës i kërkon përbërësit e përditshëm në breg të detit.

Ajo që i ka habitur të gjithë është se në këtë restorant gatuhen barëra dhe përbërës të tjerë, që gjenden buzë detit. Po ashtu një gjë tjetër e habitshme është se ky restorant mund të presë vetëm 20 persona në një vakt.

Po ashtu në këtë restorant ofrohet një menu me 7 pjata për 60 dollarë.

Shefi i kuzhinës ka thënë se filozofia e tij është të ndërhyjë sa më pak që të jetë e mundur te produktet dhe t’i mbajë ato të pastra, të egra dhe të patrajtuara.

Mes anëtarëve të jurisë, që vendosën se cili restorant do e fitonte këtë çmim ishte edhe kuzhinieri i famshëm me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, i cili drejton restorantin “Noma” në Danimarkë.