Adoleshentët qëndrojnë në një vinç në 250 metra lartësi, pa asnjë pajisje të sigurisë, vetëm për të prodhuar disa pamje

Kuriozitete February 20, 2019 - 15:54
Lexoni detajet e fundit

Dy djem adoleshentë kanë rrezikuar jetën e tyre, vetëm e vetëm për të prodhuar disa pamje që shkaktojnë “drithërimë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur djemtë janë vendosur në mënyrë të pasigurt – pa ndonjë pajisje sigurie – në majë të një vinçi rreth 250 metra mbi tokë.

Siç thuhet më tej, djemtë u ngjitën në vinçin në Canary Wharf, Londër, dhe mund të shihen se si qëndrojnë atje në mënyrë të rrezikshme.Ndërsa po bënin xhirimin e pamjeve, njëri nga djemtë dëgjohet duke thënë “Kjo është çmenduri”.

Image
Image
Image