Pronari vdes bashkë me fjalëkalimin, klientët humbin miliona

Kuriozitete February 11, 2019 - 15:42
Lexo detajet!

Më shumë se 100 mijë klientë humbën rreth 190 milionë dollarë, pasi pronari i kompanisë kanadeze, që merrej me monedha kriptike virtuale, humbi jetën papritur dhe nuk pati mundësi të udhëzonte dikë për fjalëkalimin.

Vejusha e të ndjerit Gerald Cotten tha për Gjykatën e Lartë të Nova Skotias, në Kanada, që ajo e pranon se kompania Quadriga i detyrohet klientëve rreth 190 milionë dollarë, por ajo nuk e hap dot llogarinë e të shoqit.

Për këtë arsye, gjykata i ka dhënë kompanisë mbrojtje nga paditë e klientëve të revoltuar, për të paktën 30 ditë, me shpresën se do të gjejnë fjalëkalimin.

Laptopi që përdorte pronari i është dërguar një kompanie të specializuar, por ende nuk e ka hapur dot, pasi i ndjeri kishte përdorur sisteme shumë të forta sigurie. /Tch