Romani i Napoleonit për dashurinë e dështuar

Romani i Napoleonit për dashurinë e dështuar

Kuriozitete shkurt 11, 2019 - 13:23
Lexoni detajet e fundit

Gati 10 vjet para se të shpallte veten perandor të Francës, Napoleoni Bonaparti u përpoq të bëhej i famshëm edhe si romancier.

Ai shkroi një novelë të quajtur “Klisoni dhe Evgjenia”, që është vetëm një rrëfim prej 100 faqesh, mbi atë se përse e dashura e Napoleonit nuk duhet të ishte ndarë kurrë prej tij.

Kjo e dashur ishte Bernardine Eugenie Desiree Clary, dashuria e parë e madhe e Napoleonit. Ajo ishte motra e kunatit të tij dhe, ndërsa Napoleoni ishte në ushtri, u lidhën për rreth një vit. Napoleoni madje i kërkoi asaj të martohej me të, megjithëse raporti mes tyre nuk funksionoi.

Novela e tij është qartazi për të. Ai as nuk shqetësohej për ndryshimin e emrit të heroinës.

Në histori, Eugenie është prezantuar si “motra më tërheqëse” e një gruaje më të mirë. Ajo lidhet me Clissonin, një ushtar fisnik, i mirë (pra, Napoleonin). Pastaj e tradhton Clissonin me një burrë tjetër. Romani, përfundon me Clissonin që shkon heroikisht vullnetar për të luftuar në vijën e frontit, duke shpresuar të vdesë si hero në betejë.

Napoleonit iu deshën pra 100 faqe për t’i treguar Eugenies se ajo do të ndihej tmerrësisht keq nëse ai vdiste.