E pazakontë, aktorët dhe publiku lakuriq në teatër

Kuriozitete January 24, 2019 - 14:16
Lexo tjera detaje

Diçka e pazakontë ka ndodhur së fundmi në teatër.

Në teatrin “Palais des Glaces” në Paris të Francës u vu në skenë “Nu et Approuvé”, ose “Nudo dhe të pranuar”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Ajo për të cilën u komentua ishte fakti se përveç aktorëve edhe i gjithë publiku u shfaqën komplet lakuriq.

Duhet theksuar se temperaturat mbretëronin në minus, mirëpo të pranishmit gjatë prononcimeve kanë treguar se e kanë shijuar shfaqjen.

“S’ka mënyrë më të mirë për të qeshur, se sa të qeshësh duke qenë nudo”, tha Cédric Amato, kreu i një grupi natyrist në Paris, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “AFP”.

“Kjo është po aq një mënyrë për të folur rreth nevojave dhe mënyrës sonë të jetesës”, shtoi ai, duke theksuar se: “Kemi nevojë të thyejmë normat sociale për të qenë vetvetja në një vend si ky, dhe për të kaluar mirë”. 

Image