Shishja më e shtrenjtë e uiskit, ja për sa shitet në ankand

Kuriozitete January 20, 2019 - 20:24
Lexoni detajet

Gjatë një ankandi që është zhvilluar në Edinburgh të Skocisë, është dhënë oferta prej 1.1 milionë dollarësh, për shishen për të shtrenjtë të uiskit ndonjëherë.

Pija alkoolike e ambalazhuar para 60 vitesh, që vjen nga prodhuesi The Macallan Valerio Adami që është themeluar më 1926, ka thyer rekord për shumën rekorde të ofruar për një uiski, transmeton Telegrafi.

Kjo shishe speciale, me tiketat që tregon se është konservuar në mënyrë adekuate, ka qëndruar në kushte të favorshme ekspozimi, pa ajër dhe larg ndriçimit të tepruar.

Lajmi që tregon për shitjen e kësaj shisheje uiski në çmim rekord, nuk tregon se kush është blerësi që do ta bëjë atë pjesë të koleksionit.