Kjo është bima që rritet tek ne dhe kushton 50 mijë euro kilogrami

Kuriozitete January 19, 2019 - 20:26
Lexoni detajet

Mendoni se hashashi është bima e vetme me vlerë për momentin, e cila mund të çojë drejt pasurimit, ose le të themi, ndryshimit të gjendjes ekonomike?

Nëse mendoni kështu, na lini t’ju themi se e keni gabim. Ndoshta ju nuk e njihni bimën Primula Veris, një bimë aromatike e familjes Primulacea, që rritet në lartësinë 700-2.300 metra.

Kjo bimë rritet në zonat malore. E quajtur “Lulja e Darvinit” apo “Primula e pranverës”, ka vlerë të madhe tregtare dhe bima e therë shitet deri në 50.000 euro kilogrami, në tregun gjerman apo dhe vende të tjera.

Image

Primulla officinalis është bimë mjaft e përhapur në Greqi dhe një ndër bimët më efektive në shërimin e sëmundjeve si kokë-dhimbjet, kolli, qetësim, sëmundjet bronkiale dhe kronike etj.