I kërkohet të martohet me kufomën e gruas, të cilën e vrau

I kërkohet të martohet me kufomën e gruas, të cilën e vrau

Kuriozitete janar 16, 2019 - 16:13
Lexo Detajet

Mendonte se ishte e dominuar nga djalli dhe për këtë arsye vrau të fejuarën e tij. Por tashmë prindërit dhe të afërmit e viktimës, kërkojnë që të martohet me kufomën e saj.

Një martesë me veshjet e rastit dhe shkëmbim unazash, pasi vetëm kështu mund të varroset. Saliu Ladayo, 24 vjeç nga shteti afrikan i Ondos, në Nigeri, deklaroi në polici se e kishte goditur në mënyrë të përsëritur 19-vjeçaren Confidence Chidiebere, me një thikë kuzhine, pasi ajo e kishte quajtur “dembel”.

Por edhe sepse e kishte refuzuar, pasi e kishte akuzuar për tradhti. Prindërit e Confidence, insistojnë sërish që Ladayo të martohet me vajzën e tyre, para se të varroset.

“Duhet të vish në fshatin tonë ku do të mbahet martesa, me veshjet e rastit, unazë, madhe edhe një pagesë për nusen. Njëlloj si të ishte e gjallë. Vetëm kështu ajo do të gjejë paqe”, i thanë të riut.

Prej tetë muajsh trupi i Confidence, vijon të ndodhet në morg, pasi Ladayo refuzon kërkesat e tyre, të cilat bazohen në disa besime të zonës.

Një histori mes riteve dhe magjisë, ku askush nuk arrin të gjejë më qetësi, thonë agjentët e policisë. Nëna e Confidence tha për mediat lokale se Ladayo jetonte me xhaxhanë e tij në Akure, ndërsa prindërit e saj ishin rreth 200 milje larg, në Lagos, transmeton noa.al.

“Ju kërkuam që të na sjellin gjërat për të celebruar ritin, por nuk janë bërë të gjallë, ndërkohë që kufoma e vajzës sonë prej tetë muajsh ndodhet në morg. Nuk do mund të prehet kurrë në paqe nëse ai nuk martohet me të”, thotë nëna.

Tashmë familja pret datën e gjyqit të parashikuar në fund të janarit, që të merret vendim për të dyshuarin. Policia tha se në momentin e arrestimit i riu u tentua që të justifikohej duke thënë se e kishte qëlluar vajzën pasi ajo e kishte akuzuar për tradhti, ndërkohë që e mallkoi, shkruan noa.al.

“Isha jashtë kontrollit, kështu që e qëllova në kraharor. Më kishte bërë magji, ishte kthyer në djall”, tregoi i riu, për të cilin nëse do të martohet ose jo pritet të dëgjohet se çfarë do të thotë në gjykatë, ku kërkesa e familjes së viktimës do të parashtrohet.