Shqiptari që mahniti Italinë, shikoni si lyen vijat e bardha të rrugës

Kuriozitete January 11, 2019 - 15:33
Lexo detajet!

Indrit Mema, titullar i një firme që lyen vijat e bardha të rrugës në Cosio Valtellino të Italisë, me një video të postuar në Facebook nga portali amerikan Construction Machines, firma që ka prodhuar makinën me të cilën ai punon, kishte arritur të fitojë 300 mijë kontakte, 3.200 shpërndarje dhe më shumë se 2.000 like e me qindra komente.

Shqiptari 38 vjeçar që jeton në Itali prej moshës 21 vjeçare ishte bërë i famshëm për shkak të shkatëthisë së madhe me të cilën lyen vijat e bardha të rrugës. 1 kilometër e bën vetëm në 4 minuta dhe me një shkathtësi që të le pa fjale, raporton civitas.

Ka qenë një kolegu i tij që e ka filmuar e që në një farë mënyre e transformoi në një idhull. “Kjo që më ndodhi në internet më ka habitur. Mua më pëlqen të punoj me përkushtim të madh. Kur lyej vijat e bardha ndihem si një fëmijë në go kart”, ka thënë Indriti. 

Videoja ishte xhiruar mëngjesin e 13 qershorit në 6.50 të mëngjesit. Shikojeni më poshtë: