'Njeriu i vitit' nga revista Time emërohen disa gazetarë

Kuriozitete December 12, 2018 - 17:30
Lexo Detajet

Gazetari saudit i vrarë mizorisht Jamal Khashoggi ndodhet në mesin e një grupi gazetarësh të cilët u zgjodhën të martën nga revista “Time” për titullin “Njeriu i Vitit”.

Gazeta ia ofron titullin një njeriu ose një grupi njerëzish të cilët kanë patur ndikimin më të madh tek lajmet dhe çështjet botërore gjatë vitit të kaluar, “për mirë ose keq”.

Kryredaktori Edward Felsenthal tha në emisionin “Today” të NBC-së se njeriu i vitit 2018 janë “mbrojtësit dhe përpjekjet për të vërtetën”.

Përveç Jamal Khashoggi-it, “mbrojtësit” e tjerë janë stafi i “Capital Gazette” të qytetit Anapolis që ndodhet në shtetit amerikan të Merilendit. Pesë anëtarë të kësaj gazete u vranë gjatë një shpërthimi masiv në zyrat e saj në muajin qershor.

Gjithashtu u nderua edhe gazetarja filipinase Maria Ressa, e arrestuar lidhur me akuza për evazion fiskal si dhe gazetarët e agjencisë “Reuters” Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, të burgosur në Mianmar për rreth një viti.

Revista citon Komisionin për Mbrojtjen e Statistikave të Gazetarëve që vë në dukje se në 2017-n janë burgosur 262 gazetarë dhe se grupi pret që numri i tyre të jetë i lartë sërisht edhe këtë vit.