Serena Williams nuk do t’ia festojë kurrë ditëlindjen të bijës, arsyeja as që ju shkon ndërmend

Kuriozitete September 03, 2018 - 11:06
Lexo tjera detaje

Tenistja e famshme nuk do t’ia festojë kurrë ditëlindjen të bijës. Dhe kjo jo sepse nuk ka mundësi, por se e ka të ndaluar.

A do t’ia lini pa festuar ditëlindjen fëmijës tuaj? Ok, ndoshta nuk të organizonit një mbrëmje përrallore, por nuk do të harronit asnjëherë tortën me qirinjte dhe urimet aq të përzemërta.

Tenistja më e famshme në botë që mban mbi shpatulla një sërë çmimesh në turnetë më të rëndësishme të globit ka para mjaftueshëm sa për të bërë një mbrëmje për vajzën e saj.

Por nuk do ta bëjë.

Kjo pasi Serena dhe bashkëshorti Alexis Ohanin, një biznesmen i njohur amerikan janë që të dy dëshmitarë të Jehovait dhe besimi i tyre ua ndalon që të festojnë datëlindjet.

Williams është bërë nënë për herë të parë më 1 shtator të 2017 kur lindi Olympian.