Nëna lindi katërnjakë në javën e 32-të të shtatzënësisë, ja çfarë bëri me emrin e njërës nga vajzat (Foto)

Kuriozitete July 02, 2018 - 22:00
Detajet

Hindu Kaye-Kisambira nga Surrey i Anglisë, ka lindur dy binjake identike dhe dy djem binjak, në spitalin St George të Londrës.

Nëna 27-vjeçare, solli në jetë fëmijët Asma, Hana, Ahmed dhe Ayub, derisa ishte në javën e 32-të të shtatzënësisë, transmeton Telegrafi.

Kryerjen e lindjeve nëpërmjet prerjes cezariane, e ka realizuar Dr Asma Khalil, sipas të cilës është emëruar njëra prej vajzave.

Të gjithë fëmijët kanë gjendje shumë të mirë shëndetësore, përfshirë edhe atë me më se paku peshë, që nuk ishte më i rëndë se 1.1 kilogram.

Katërnjakët janë ende nën kujdesin mjekësor, ndërsa së shpejti do të shkojë në shtëpi, ku i pret babai Farouk dhe një vëlla dyvjeçar i quajtur Haris.

“Isha shumë nervoz, por e dija se me doktoreshën Asma do të shkonte gjithçka në rregull, jam e lumtur me lindjen”, ka thënë Kisambira, e cila kishte bërë skanime për çdo dy javë, për të parë nëse të vegjlit kanë gjendje normale.

Këta katërnjakë, janë të parët pas 13 vitesh që lindin në këtë spital.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image