Cili ishte moteli i parë në Kosovë?

Kuriozitete May 18, 2018 - 14:08
Lexo detajet

Gazeta Rilindja shkruante se në vitet 50-ta në Kosovë ishte vetëm një motel.

Përderisa sot shohim motele në cdo qytet e cep të Kosovës, situata ndryshe qëndronte 50 vite më parë, raporton Frontal në T7, transmeton Gazeta NewBorn.

Në një shkrim të publikuar në Rilindje në vitin 1965, me titullin “Pse nuk kemi motele?”, tregohej për hallet me të cilat po përballej turizmi atëkohë.

Një i rrallë e për mallë, shkruhej nën foton, që tregonte motelin e parë të Kosovës që gjendjen në qytetin e Mitrovicës.
Sipas shkrimit, Kosova që kishte shumë bukuri natyrore, nuk ju ofronte mundësi turistëve për t’i shijuar ato.Vizitorët e shumtë të këtyre vendeve, nuk kishin as ku të pinin ujë e hanin bukë.

Nuk kishte atëkohë motele, edhe pse thuhej se të njëjtit nuk kushtonin shumë.

E njëjta situatë përsëritej edhe në burimin e Drinit të Bardhë, në shpellën e njohun të Radavcit, nën qiellin e haptë në qafën e Prevallacit e në grykën e Caralevës.

Mjerisht, këtë gjë e kemi lënë pas dore, përfundonte shkrimi i Rilindjes.