Ja ku përfundoi stacioni hapësinor kinez

Kuriozitete April 02, 2018 - 10:58
NASA kishte dhënë alarm për këtë

Tiangong-1, laboratori eksperimental kozmik i Kinës, hyri sot në atmosferën e Tokës rreth orës 08:15, njoftoi Zyra Inxhinierike e Fluturimeve Kozmike të Kinës (CMSEO), raporton CRI.

Sipas kësaj zyre, Tiangong-1 ra në rajonin qendror të Paqësorit Jugor.

LEXO EDHE: NASA jep alarmin!

Pjesa dërrmuese e laboratorit u dogj në atmosferë, sipas monitorimeve dhe analizave të bëra nga Qendra e Kontrollit të Fluturimeve Kozmike të Pekinit dhe organizata të tjera përkatëse.

Tiangong-1 u lëshua më 29 shtator 2011 dhe përfundoi shërbimin në mars 2016 pas kryerjes së misionit të tij.

Ai u lidh me anijet kozmike kineze “Shenzhou-8”, “Shenzhou-9” dhe “Shenzhou-10” dhe kreu një sërë vëzhgimesh duke dhënë kontribute të rëndësishme për objektivin e Kinës në fluturimet hapësinore me kozmonaut. /TCH/