Ky është misteri që Hawking kurrë nuk e zgjidhi

Kuriozitete March 14, 2018 - 20:25
Ja për çfarë misteri bëhet fjalë

Profesori Stephen Hawking është një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës, por një gjë mbeti përgjithmonë mister për të – gratë.

Fizikani, i cili vdiq në orët e hershme të së mërkurës në moshën 76-vjeçare, ishte simbol i fuqisë së mendjes njerëzore.

Por, një herë kur ai ishte pyetur se për çfarë mendon më së shumti gjatë ditës, ai kishte thënë:

“Për gratë. Ato janë krejtësisht mister”.

Hawking ishte diagnostikuar me ALS, një sëmundje e motorit të neuroneve, kur ishte 22-vjeç dhe nuk besohej se do të jetonte më shumë se pak vite, transmeton Gazeta Express.

Por ai jetoi edhe shumë vite të tjera, madje duke u bërë një nga fizikanët më të mirë, duke publikuar tri libra (më të shiturat), duke përfshirë librin e njohur “Një Histori e Shkurtër e Kohës”.

LEXO EDHE: Mesazhi i fundit i Hawking për njerëzimin para vdekjes

Ai gjithashtu është shpërblyer me një numër medaljesh, mirënjohjesh dhe arritje të tjera.

Gjithashtu, ai ishte i martuar dhe ka tre fëmijë.

Profesori Hawking e bëri këtë deklaratë rreth grave në një intervistë me New Scientist për të shënuar 70 vjetorin e ditëlindjes së tij më 8 janar, 2012.