“Siparantum” prezanton Kosovën në festivalin e koreve në Malajzi
Kultura
August 14, 2026 - 23:22
Kori “Siparantum” (Siparantum Choir) ka njoftuar se do të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të koreve “MCE International Choir Festival 2026” (Malaysian Choral Eisteddfod – International Choir Festival), që do të mbahet në Kuala Lumpur të Malajzisë nga 19 deri më 23.08.2026.
Sipas njoftimit, kori nga Peja do të udhëtojë për në Azi më 17.08.2026, duke nisur kështu një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ndërkombëtar.
“Gjatë festivalit, ‘Siparantum Choir’, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, do të garojë në dy kategori: B4 – Vocal Ensemble dhe A5 – Mixed Choir, duke u përballur me ansamble korale nga vende të ndryshme të botës”, thuhet në njoftimin e “Siparantumit”.