Ramë Dardania hap sonte në Gjenevë ekspozitën “Les émotions”

Ramë Dardania hap sonte në Gjenevë ekspozitën “Les émotions”

Kultura February 13, 2026 - 08:24

Artisti vizual Ramë Dardania ka hapur mbrëmë ekspozitën e tij më të re, “Les émotions”, në ambientet e The House of Art Showroom në Gjenevë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 12 shkurti deri më 6 mars 2026.

Në këtë projekt të ri artistik trajtohen tema universale si frika, dhimbja, liria dhe gëzimi.

Përmes një gjuhe të drejtpërdrejtë dhe autentike, Dardania sjell përpara publikut përvoja njerëzore që komunikojnë pa filtra, larg klisheve dhe zbukurimeve të panevojshme.

Veprat e tij dallohen për energjinë vizuale dhe sinqeritetin artistik, duke e vendosur atë në dialog të natyrshëm me artin bashkëkohor evropian. Ngjyrat e fuqishme, figurat simbolike dhe ndjeshmëria e thellë krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me shikuesin.

Me mbi 40 ekspozita ndërkombëtare në karrierën e tij, Ramë Dardania është një emër i konsoliduar në skenën artistike evropiane.

“Les émotions” pritet të jetë një tjetër kapitull i rëndësishëm në rrugëtimin e tij krijues, duke sjellë në Gjenevë një reflektim të thellë mbi emocionet që na bashkojnë si njerëz. /kultplus

Image