Akademia e Filmit Evropian përkujton Enver Petrovcin

Akademia e Filmit Evropian përkujton Enver Petrovcin

Kultura January 18, 2026 - 08:28

Ceremonia e 38-të e Çmimeve të Filmit Evropian (EFA) u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në Berlin, e ku u përkujtua edhe aktori dhe regjisori ynë i njohur, tashmë i ndjerë, Enver Petrovci.

Ky përkujtim përmblodhi kontributin e tij shumëvjeçar në teatër dhe film, duke e rreshtuar krah figurave të njohura të industrisë evropiane.

Kjo mbrëmje ku shpallën fituesit e vitit në kinematografinë e kontinentit evropian u transmetua në Radiotelevizionin e Kosovës.

Filmi norvegjez “Sentimental Value”, i regjisorit Joachim Trier, shkëlqeu në kategoritë kryesore duke u shpallur fituesi absolut i edicionit. Ky film mori gjithsej gjashtë çmime, përfshirë: Filmi më i mirë Evropian; Regjisori më i mirë – Joachim Trier; Skenari më i mirë – Eskil Vogt & Joachim Trier; Aktorja më e mirë – Renate Reinsve; Aktori më i mirë – Stellan Skarsgård (fitorja e parë pas 26 vitesh); Kompozitorja më e mirë – Hania Rani.

Rivali më i fortë i mbrëmjes ishte filmi “Sirât”, me regji të Oliver Laxe, i cili grumbulloi pesë çmime në kategoritë teknike. Filmi u vlerësua për: Kastingun më të mirë; Dizajnin e produksionit – Laia Ateca; Montazhin – Cristóbal Fernández; Kinematografinë – Mauro Herce; Dizajnin e zërit

Akademia ndau çmime edhe për forma dhe zhanre të tjera: Filmi më i mirë i animuar: “Arco” (Francë); Filmi dokumentar i vitit: “Fiume O Morte!”, derisa legjenda e kinemasë Liv Ullmann u nderua me çmimin për "Arritje Jetësore".