Prishtina pret Lea Ypin me promovimin e librit “Të Poshtëruar”

Prishtina pret Lea Ypin me promovimin e librit “Të Poshtëruar”

Kultura January 06, 2026 - 10:24

Promovimi i librit “Të Poshtëruar” nga autorja Lea Ypi, do të bëhet sot nga ora 18:00, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë.

Libri trajton tema të thella si dinjiteti njerëzor, përkatësia, kujtesa historike dhe përplasja mes individit dhe rrethanave shoqërore. Me një gjuhë të qartë dhe reflektuese, vepra fton lexuesin të mendojë mbi mënyrën sesi përvojat kolektive dhe personale formësojnë identitetin dhe ndjenjën e lirisë. Ky botim vjen si vazhdimësi e interesimit të autores për të kuptuar njeriun në raport me historinë, pushtetin dhe moralin.

Lea Ypi, autore dhe akademike e njohur shqiptare, është profesoreshë e teorisë politike në London School of Economics and Political Science dhe njihet për kontributin e saj akademik në filozofi politike, teori kritike dhe historinë e ideve. Përveç punës universitare, ajo ka fituar vëmendje të gjerë ndërkombëtare edhe për veprat e saj eseistike dhe letrare, ku ndërthur përvojën personale me analizën shoqërore dhe politike.

Ky roman është botuar në 15 gjuhë të ndryshme të botës.