Shtëpia tradicionale në Janjevë rikthehet në gjallëri pas restaurimit
Kultura
December 28, 2025 - 12:43
Shtëpia tradicionale e qytetit të Janjevës, një nga thesaret e trashëgimisë kulturore shqiptare, është rikthyer në gjendje të shkëlqyer pas një procesi restaurimi të kujdesshëm.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në rrjetet sociale ndau imazhe nga shtëpia, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave arkitektonike dhe historike të zonës. “Si e gjetëm dhe si është sot,” shkroi ai, duke treguar transformimin e ndërtesës.
Ky restaurim synon jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe promovimin e saj si atraksion turistik dhe edukativ për vizitorët dhe komunitetin lokal. /kultplus