Baleti Kombëtar i Kosovës sonte prezantohet në Potenza të Italisë
Kultura
December 01, 2025 - 17:17
Pas një paraqitje historike në Teatro Malibran në Venecia, sonte, Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqet në qytetin Potenza me shfaqjen “Carmina Burana” me koreografi nga Toni Candeloro.
“E konsideruar si një nga pjesët muzikore më ikonike të shekullit të nëntëmbëdhjetë, “Carmina Burana” është frymëzuar nga tekstet mesjetare që festojnë fatin, dashurinë dhe ciklicitetin e jetës”.BKK do të performojë sonte, më 1 dhjetor në orën 20:30 në kinema Don Bosco, duke dhuruar një prej shfaqjeve më të jashtëzakonshme për të gjithë adhuruesit e baletit. / KultPlus