Pesë vepra të Xhemail Mustafës u promovuan sot në Prishtinë
Foto: Facebook

Pesë vepra të Xhemail Mustafës u promovuan sot në Prishtinë

Kultura December 01, 2025 - 13:17

Në bibliotekën e qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë sot u promovua kompleti me pesë vepra të Xhemail Mustafës.

Në këtë botim përfshihen librat “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Trumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”.

"Kompleti prej pesë veprave është përgatitur nga Ibrahim Berisha dhe botuar nga PEN Qendra e Kosovës", thuhet në njoftimin e Bibliotekës.