Kishës katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj po i rikthehet shkëlqimi

Kishës katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj po i rikthehet shkëlqimi

Kultura November 04, 2025 - 14:51

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se janë duke vazhduar me intensitet dhe dinamikë punimet për restaurimin e kishës katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, shkruan Zeri.info.

Image

Sipas njoftimit, restaurimi i këtij monumenti është i rëndësishëm kulturor e fetar, pasi synon ta ruajë dhe promovojë si një nga simbolet më të vjetra e më të çmuara të këtij qyteti.

Image

“Ky projekt i MKRS-së është hap i rëndësishëm për ruajtjen e historisë dhe identitetit të Ferizajt”, thuhet në njoftim. /Zëri