“Lakuriqi i natës” rikthehet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional më 28 tetor

“Lakuriqi i natës” rikthehet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional më 28 tetor

Kultura October 28, 2025 - 10:23

Pas premierës së suksesshme që u prit me duartrokitje të stuhishme dhe entuziazëm të madh nga publiku, Opera dhe Baleti Nacional njofton se shfaqja e radhës e operetës “Lakuriqi i natës” nga Johan Shtraus II do të mbahet më 28 tetor 2025, duke filluar nga ora 20:00, në skenën kryesore të OBN-së.

Në këtë produksion madhështor, dirigjente është Bisera Çadlovska, regjia nga Lupka Jakimovska, skenografia nga Marija Veteroska, kostumografia nga Marija Pupuçevska, ndërsa koreografe është Sasha Evtimova. Mjeshtre e korit është Jasmina Gjorgeska, mjeshtre e koncertit Verica Lambevska, dhe dizajni i ndriçimit është realizuar nga Milço Aleksandrov.

Në ekipin solistik marrin pjesë: Vasko Zdravkov, Dejan Stoev, Zlata Toshevska Dimovska, Ana Rojdeva, Nikolina Janevska, Kristijan Antovski, Neven Siljanovski, Marjan Nikolovski, Javorka Vitanova dhe Tihomir Jakimovski, së bashku me korin, orkestrën dhe ansamblin e baletit të Operës dhe Baletit Nacional.

Kjo kryevepër e “mbretit të valcerëve”, Johan Shtraus II, e krijuar në vitin 1874, përfaqëson një ndër operetat më të njohura dhe më gazmore të të gjitha kohërave. “Lakuriqi i natës” ndërthur me mjeshtëri intriga dashurie, keqkuptime dhe humor, të vendosura në atmosferën e ndritshme të Vjenës së shekullit XIX, mes valcerëve, ballove dhe maskenballëve.

Me meloditë e saj të paharrueshme dhe orkestrimin elegant, kjo vepër mbetet një festë e gëzimit, bukurisë dhe sharmit vjenez, duke dëshmuar përherë magjinë e përjetshme të muzikës së Shtrausit. /kultplus

Image