Tre filma të rinj do të xhirohen në Kosovë, secili do të shfaqë histori unike për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar

Tre filma të rinj do të xhirohen në Kosovë, secili do të shfaqë histori unike për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar

Kultura October 25, 2025 - 20:53

Tre filma të rinj, me regjisorë dhe producentë amerikanë, pritet të xhirohen së shpejti në Kosovë, duke përfshirë lokacione të veçanta si shpella e Gadimes dhe Peja.

Filmi i parë, The Sixth, është horror dhe do të tregojë historinë e shpellës së Gadimes ku edhe do të xhirohet, duke vazhduar edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Trepçë.

Xhirimet fillojnë më 28 tetor dhe do të jenë në gjuhën angleze.

Filmi i dytë, The Steel Hearts, me regjisor amerikan Lois Mandelor, përfshin aktorë nga Amerika, Italia dhe Kosova.

Ai do të xhirohet në Prishtinë dhe Rugovë dhe sjell histori nga përditshmëria, duke treguar vuajtjet e shoferëve dhe situata dramatike në rrugët e qytetit.

Filmi i tretë, The Room of Smoke, trajton pasojat psikologjike të luftës për ushtarët amerikanë dhe shqiptarë, duke u fokusuar te trauma dhe PTSD. Xhirimet kryhen kryesisht në Kosovë dhe pjesërisht në SHBA.

Historia tregon luftën personale të një ish-ushtari që përballet me pasojat e tmerrshme të luftës dhe përpjekjen për vetëvrasje, por shpëton falë nipit të tij.

Të tre projektet synojnë të sjellin historitë e Kosovës dhe përvojat njerëzore në një skenë ndërkombëtare, duke përfshirë aktorë të njohur amerikanë, italianë dhe shqiptarë.

Image
Image
Image