
Respoetica prej 19 deri më 21 shtator në Prizren
Edicioni i dytë i Respoetica do të fillojë më 19 shtator dhe deri më 21 shtator do të përfshijë shumë aktivitete letrare, performancë e ekspozitë.
Me dedikim të 100 vjetorit të Martin Camaj, ceremonia e hapjes së festivalit do të fillojë më 19 shtator prej orës 19:00 me performancë muzikore e mbrëmje poetike.
Kurse dita e dytë do të fillojë me shumë aktivitete, më 20 shtator, ku prej orës 10:30 e deri në ora 21:00 do të organizohet promovim libri, dokumentar filmi, performancë baleti, lexim të poezive, si ndarja e cmimit të festivalit.
Dita e tretë që nis prej orës 10:00 deri në ora 15:00 do të përfshijë tryezë diskutimi për 100 vjetorin e Martin Camaj, ekspoizta “100 vjet Martin”, sikurse edhe vendosja e pllakës së nderit për Martin Camaj.
Për më shumë informacione mund të përcillni programin në faqen e këtij festivali. /kultplus