“Hivzi Sulejmani” nesër do t’i shpërblejë eseistët më të mirë

“Hivzi Sulejmani” nesër do t’i shpërblejë eseistët më të mirë

Kultura September 14, 2025 - 20:46

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë ka njoftuar se esetë më të bukura, nga konkursi “Kosova ime, zemra ime”, janë përmbledhur në një libër të përbashkët, botuar nga kjo bibliotekë.

Sipas njoftimit të kësaj biblioteke, libri do të përurohet nesër (më 15 shtator), me fillim nga ora 14:00, në sallën e madhe të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë (lagjja “Dardania”), me ç’rast do të shpallen edhe punimet më të mira.