Begaj për Anagnostin: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

Begaj për Anagnostin: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

Kultura September 01, 2025 - 10:03

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shkruar për ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar, Dhimitër Anagnosti.

Përmes në postimi në Facebook, Begaj thotë se plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.

Ndër të tjera, i pari i Shqipërisë shton se shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen me artin e Anagnostit.

“Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, shkroi Begaj.