Biblioteka Kombëtare prezantohet në Panairin në Leipzig me mbi 100 tituj

Biblioteka Kombëtare prezantohet në Panairin në Leipzig me mbi 100 tituj

Kultura March 24, 2025 - 22:05

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të prezantohet në të Panairin e Librit në Leipzig 2025, me moton “Fjalët lëvizin botët”.

Institucioni nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se do të prezantohet letërsia e autorëve kosovarë, duke promovuar kulturën dhe krijimtarinë shqiptare.

“Përpos mbi 100 titujve të përzgjedhur të cilët do të ekspozohen në panair, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka përgatitur materiale të tjera promovuese për stendën e Kosovës, duke përfshirë katalogun e autorëve shqiptarë nga Kosova, broshurën me titujt e ekspozuar, fletushka dhe materiale të tjera promovuese”, njofton BKK.

Përveç tjerash do të ketë edhe promovime të veprave të ndryshme. “Letërsia nga Kosova” e autorit Qerim Ondozi,  “Kujtesa Individuale dhe Kolektive” e autorit Ag Apolloni, promovim i librit “Red Riding Hood: Fairytale for Grown Ups”,  “Gjuha, Migrimi dhe Letërsia në Kosovë” me autoret Blerina Rogova Gaxha dhe Jehona Kicaj.