Filarmonia e Kosovës mban koncert në Zvicër

Filarmonia e Kosovës mban koncert në Zvicër

Kultura March 12, 2025 - 10:57

Sonte Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Bern të Zvicrës, në kuadër të festimeve për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo mbrëmje gala do të jetë nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier.

Ky koncert do të jetë i veçantë, pasi do të interpretohen vepra të disa prej kompozitorëve shqiptarë të Kosovës të shekullit XX dhe XXI deri te perlat e literaturës klasike botërore.

Gjatë kësaj mbrëmje do të interpretojë sopranoja kosovare Besa Llugiqi.