
Fotografi Fahredin Spahija mban ekspozitën “Homazh”, iu dedikua 17 personaliteteve të kulturës shqiptare
Kultura
February 15, 2025 - 17:28
Fotografi Fahredin Spahija ka mbajtur ekspozitën personale të titulluar “Homazh”.
Ekspozita është mbajtur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, e cila iu dedikua 17 personaliteteve të njohura të kulturës shqiptare që kanë kaluar në amshim.
Në mesin e personaliteteve ishin kompozitori dhe instrumentalisti popullor, Shaqir Hoti, shkrimtari dhe poeti Musa Ramadani, piktorët Omer Kaleshi, Sali Shuaku e Ibrahim Kodra, fotografi dhe historiani i fotografisë, Piro Naçe, këngëtarja dhe gazetarja Violeta Rexhepagiqi, aktori i teatrit dhe filmit, Mirush Kabashi e regjisori, aktori dhe këngëtari Muharrem Qena.
