
Filharmonia me mundësi praktike për nxënësit e shkollës “Prenk Jakova”
Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
Me këtë memorandum u mundësohet nxënësve të kësaj shkolle që të kryejnë praktikë profesionale në Filharmoninë e Kosovës, shkruan Zeri.info.
“Ky memorandum synon:
Rregullimin e bashkëpunimit për ofrimin e mundësive të praktikës profesionale për nxënësit e shkollës në Filharmoninë e Kosovës.
Krijimin e një platforme bashkëpunimi për zhvillimin e praktikave profesionale për nxënësit e shkollës, përmes angazhimit dhe përvojës në aktivitete dhe projekte.
Ngritje dhe përmirësim të cilësisë profesionale të nxënësve, duke ofruar mundësi praktike dhe përvojë të vlefshme në fushën e muzikës.
Në përfundim të praktikës, nxënësit do të pajisen me certifikatë vlerësimi për përvojën e fituar brenda institucionit të Filharmonisë së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri