Shumëllojshmëri shfaqjesh do të prezantohen gjatë shkurtit në Teatrin e Gjilanit
Foto: Ilustrim

Shumëllojshmëri shfaqjesh do të prezantohen gjatë shkurtit në Teatrin e Gjilanit

Kultura February 03, 2025 - 11:13

Qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësi të shijojnë një shumëllojshmëri të shfaqjeve teatrale gjatë këtij muaji.

Teatri i Gjilanit ka publikuar programin e këtij muaji, ku fillimisht më datë 7 shkurt do të prezantohet shfaqja “E vërteta” nga Florian Zeller dhe me regji të Agon Myftarit, një komedi që eksploron që eksploron gënjeshtrat dhe sekretet brenda marrëdhënieve njerëzore.

Kurse më 11 shkurt do të prezantohet shfaqja “Shef Lumturimi” nga Lirak Celaj, e cila është shfaqje mysafire nga Teatri Oda, shkruan Zeri.info.

Mysafir në Teatrin Oda më 12 shkurt do të jetë shfaqja “Jam unë ajo” nga Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj. Derisa, më 15 shkurt do të shfaqet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, e cila është një dramë e fuqishme për depresionin pas lindjes.

Muaji mbyllet me super komedinë "Togeri nga Inishmori,” një dramë e Martin McDonagh me regji nga Shkelzen Berisha, që sjell humorin e zi dhe tensionet në një komunitet të izoluar. /Zëri