Ekspozita artizanale “Guximi”, Hovenier: U shfaq arti unik i të mbijetuarve të dhunës në baza gjinore
Në objektin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot u shpalos ekspozita artizanale “Guximi”, nga të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore.
Në një postim në platformën X, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka thënë se patën nderin që të presin këtë ekspozitë, që sipas tij, shfaq artin unik të të mbijetuarve të dhunës në baza gjinore.
“Pjesët e bukura jo vetëm që simbolizojnë luftën kundër stigmës, por mbështesin pavarësinë ekonomike dhe fuqizimin e të mbijetuarve”, ka thënë Hovenier.
The U.S. Embassy had the honor of hosting the Handicrafts of Courage Exhibition today, showcasing the unique art made by Kosovan survivors of Gender Based Violence. The beautiful pieces not only symbolize the fight against stigma but support survivors’ economic independence and… pic.twitter.com/XXLfaQQDni
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 3, 2024