![Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”](/uploads/zeri.info/images/2024/November/28/auto_640-0-1732611175x5505ca3d-2f1f-46a6-a799-ee5a86a4e544-301-600x360-11732795483.jpg)
Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”
Kultura
November 28, 2024 - 13:03
Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i është nënshtruar procesit të restaurimit.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postim në rrjetet sociale i cili i fton të gjithë të ndjekin tani në 4K filmin e realizuar në 1989 “Kthimi i ushtrisë së vdekur” që iu nënshtrua digjitalizimit duke u restauruar, si një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat. /Konica.al