Panairi i Librit për Fëmijë prej 2 deri më 6 tetor, shumë aktivitete brenda kryeqytetit

Panairi i Librit për Fëmijë prej 2 deri më 6 tetor, shumë aktivitete brenda kryeqytetit

Kultura September 30, 2024 - 15:52

ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë janë në përgatitjet e fundit për Panairin e Librit për Fëmijë, që do të mbahet prej 2 deri më 6 tetor, shkruan KultPlus.

Përgjatë këtyre ditëve është paraparë një program i pasur i aktiviteteve, kurse ceremonia e hapjes së këtij panairi do të jetë më 2 tetor, prej orës 12:30 në sheshin “Zahir Pajaziti”, lokacion që do të përfshijë edhe aktivitetet e tjera përgjatë panairit.

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmije organizohet nga ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sylejmani” me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës, Presidencës së Republikës së Kosovës dhe IPKO-s.

Programi kulturor i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë zhvillohet në bashkëpunim me Dokufest, Teatri Dodona, Bonevet, Terre des hommes, SOS Fshatrat, Galeria Kombëtare e Kosovës, SHFMU “Prenk Jakova”, TOKA, Yoga me Dodona, J Coders, Kosova Makers League etj. Ndërsa, prezente do të jene shtëpitë botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si Dukagjini, Albas, Magjia e Librit, Galdimi – A Editions, Logos A, Berati, Pegi, Fan Noli. /kultplus

Image