Kush është autori i kësaj fotografie që tregon tolerancën fetare në Gjakovë?

Kush është autori i kësaj fotografie që tregon tolerancën fetare në Gjakovë?

Kultura tetor 04, 2015 - 09:02

Kjo është fotografia që e njohim sa herë flitet për tolerancën ndërfetare në Gjakovë.

Ajo paraqitete kurdo që Gjakova ka vëmendje.

Por pak mund të dijnë se kush e ka shkrepur këtë fotografi.

Autori i saj është fotografi Shkëlzen Rexha i cili përmes fotogragive të tij ka shpalosur historine e Gjakoves, traditat dhe kulturat e saj.

Rexha në vitin 1978-1982 kreu Akademinë e Arteve, Dizajn Fotografi. Puna e tij e parë isht në Jateks- Fashion.

I njohir si fotograf i trashegimisë popullore. Në vitin 1999 hapi ekspozitën e parë në Gjakovë " Nëna dhe femijët" .

Me syrin e artistit ai pasqyronte në celuloid historinë tragjike të vendit të tij, duke trajtuar si leitmotiv ndjenjën më të spikatur të njeriut dhe artistit, njerëzoren.

Një gjë të ai do ta bënte edhe vite më vonë kur me objektivin e aparatit të tij do të fokusonte dhimbjen e familjarëve të të zhdukurve nga Lufta e Kosovës e vitit 1999.

Me këtë temë ai do të hapte dy ekspozita, me rastin e 30 gushtit, Ditës së të Zhdukurve, për të vazhduar me shume ekspozita jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe nëpër Evropë.

Në Zvicër hapi ekspozitat për të vazhduar në Austri, Suedi, Turqi dhe Gjermani.

Paralelisht me punën e përdithsme dhe krijimtarinë artistike, Shkëlzen Rexha ka bashkëpunuar ndër vite edhe me revista dhe gazeta të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri.

Dhe është fitues i shumë çmimeve për fotografi. /ZËRI/

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image