![Çeku: Opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”, emocion i veçantë](/uploads/zeri.info/images/2024/February/23/auto_392864403_890762069511822_2700836373196050474_n1708723020.jpg)
Çeku: Opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”, emocion i veçantë
Kultura
February 23, 2024 - 22:11
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë është shfaqur opera e parë “Goca e Kaçanikut” me kompozitor Rauf Dhomin.
Çeku tregoi se opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar dhe solistët dhuruan emocione të fuqishme, raporton Zeri.info.
“Mbrëmje e jashtëzakonshme!
Opera e parë kosovare "Goca e Kaçanikut" me kompozitor Rauf Dhomin, u shfaq sonte për herë të parë në Kosovë pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe solistët, në regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe nën drejtimin e Edon Ramadanit dhuruan emocione të fuqishme sonte për publikun”, shkroi ai ndër tjera. /Zëri