Posta e Kosovës nderon shtetin e Japonisë

Posta e Kosovës nderon shtetin e Japonisë

Kultura February 14, 2024 - 20:51

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, nga sot ka vë në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “15-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Japoni-Kosovë”.

Përmes kësaj pulle postare nderojmë Japoninë, e cila është njëra ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës!

Image

Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në shkurt të vitit 2009, Republika e Kosovës në korrik të vitit 2010 hapi ambasadën në Tokio, e cila njëkohësisht ishte ambasada e parë e Kosovës në Azi.

“Me përkrahjen e Ministrisë së Ekonomisë, respektivisht të ministres, Artane Rizvanolli, si dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë, Komisioni i Pullës Postare në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, ka finalizuar përmbajtjen e motivit të pullës postare”, thuhet në njoftim.

Posta e Kosovës vazhdon t’i promovojë të gjitha ngjarjet që shënojnë zhvillimin e vendit tonë, duke falënderuar dhe nderuar të gjitha vendet mike për përkrahjen e vazhdueshme.

Image